Ballina / KRYESORE / Shtypi francez: Macron sot në Serbi për ta evituar tendosjen

Shtypi francez: Macron sot në Serbi për ta evituar tendosjen

Shtypi Francez thekson se “evitimi i tendosjes” në marrëdhëniet me Serbinë është cak i rëndëishëm i vizitës së sotme të kryetarit të Francës Emmanuel Macron në Beograd.

Mediet franceze vënë në dukje se temë kryesore do të jetë edhe “çështja e ndijshme” se a mund të llogarisë Serbia në anëtarim në BE, problemet me marrëdhëniet me Kosovën dhe forcimi i dukshëm i bashkëpunimit ekonomik, e ndoshta edhe marrëveshja me kompaninë franceze Alsthom për ndërtimin e metrosë në Beograd, transmeton “Danas”.

E përditshmja parisiene L’Express ka paralajmëruar vizitën e sotme të kryetarit të Franvës me vjerësimin se marrëdhëniet Serbi-Kosovë do të jenë në qendër të vëmendjes dhe ka nënvizuar se “tensionet janë rritur pasi që Kosova kah fundit i 2018-ës ka vënë doganën prej 100 për qind në prodhimet serbe”.

Mediet franceze kryesisht transmetojnë edhe raportin e agjncisë France Presse, në të cili theksohet se dialogu me ndërmjetësimin e BE-së me muaj ka ngecur dhe se përpjekjet e Berlinit e Patrisit që të bëhet kthesë ka dështuar dhe se “asnjë avancim nuk shihet në horizont”.

“Edhe mundësia që konflikti të zgjihdte me këmbimin e territoreve edhe më tej është pa gjas” dhe, siç bëhet e ditur, “Parisi është i hapur për këtë, derisa kundërshton Berlini, i cili ka frikë se me këtë do të hapej ‘kutia e Pandorës’ e nacionalizimit”.

Më tej gazetat theksojnë se është “çështje elegjiake edhe synimi i Serbisë që të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, sepse ndaj kësaj Parisi është edhe më tej i kujdesshëm”.

Mediet përmendin shpjegimin e Pallatit të Jelisësë se “kryetari Macron mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit, por njëkohësisht vë në dukje se anëtarësimi do të pasojë vetëm pasi që araprakisht BE-ja të reformohet, gjë që serbtë shumë mirë e kanë kuptuar”.

Gazetat përmendin edhe se “marrdhëniet e Serbisë e Francës janë shënuar nga një varg incidentesh”, ndër të cilat përmenden “dështimin e rotokolit francez” me rastin e shënimit të përvjetorit të paqes në vitin 2018, kur kryetari serb Aleksandar Vucic ishte vendosur në “tribunë në plan të dytë”, ndërsa kryetari i Kosovës Hashim Thaçi në tribunën kryesore si edhe mosdorëzimi i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në vitin 2017./infoglobi

Provo po ashtu

zgjedhjet

Prokuroria: Deri 5 vjet burg pë ata që shkelin “votën”

Që nga viti 2014 e deri më sot, rreth 2 mijë persona të Kosovës janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.