Shtyhet takimi i qeverisë së Kosovës me delegacionin e SHBA-së

Takimi i zyrtarëve të lartë amerikanë me ata përfaqësues të qeverisë së Kosovës sot në Prishtinë është shtyrë.

Edhe pse ishte paralajmëruar se takimi do të niste në orën 10:00, burime të InfoGlobitnga qeveria deklarojnë se për shkak të ardhjes së zyrtarëve amerikanë nga drejtime të ndryshme, takimet janë zhvendosur për në orët e mbrëmjes.

Parashikohet që rreth orës 18:00 pritet që zyrtarët amerikanë, përfshirë edhe të emëruarin e presidentit Trump për bisedimet Kosovë- Serbi, të priten në takim nga kryeministri Avdullah Hoti dhe zyrtarët e tjerë qeveritarë.

Gjithashtu pritet që në këtë takim të nënshkruhen edhe disa marrëveshje mes dy palëve për zbatim që konsistojnë ne zbatimin e disa pikave të marrëveshjes së nënshkruar me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.