Ballina / KOSOVA / Shtyerja e liberalizimit të vizave zhgënjen Kongresmenin Engel
eliot engel

Shtyerja e liberalizimit të vizave zhgënjen Kongresmenin Engel

Kongresisti amerikan Eliot Engel, është shprehur i zhgënyer me komisionarin e Bashkimit Europian, Johannes Hahn lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas Hahnit, Kosova nuk do ta merr liberalizimin e vizave deri në vitin 2020.

Engel thotë se Kosova ka bërë çdo gjë që i ka kërkuar BE-ja lidhur me kushtet për liberalizim.

“I zhgënjyer nga komisionari i BE-së, Johannes Hahn që tha se liberalizimi i vizave për Kosovën do të shtyhet përsëri. Kosova ka bërë çdo gjë që i është kërkuar nga BE-ja. Refuzimi i liberalizimit të vizave është tradhti e premtimeve që ka bërë BE-ja”, ka thënë Engel në Twitter.

@Fluidi

Provo po ashtu

vehbi kajtazi agk

Kajtazi: Xhemail Mustafa dhe të tjerët u vranë sepse ishin kundërshtarë të PDK’së

Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, për viktimat e pasluftës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.