Ballina / KOSOVA / Shtime: Pronari vret hajnin që i hyri në shtëpi
policia e kosoves

Shtime: Pronari vret hajnin që i hyri në shtëpi

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur në Godanc të Shtimës, ku disa persona të maskuar kanë tentuar të grabisnin një shtëpi, dhe më pas janë zënë nga pronarët e shtëpisë.

Gjatë ndjekjes së tyre, njëri nga të dyshuarit ka goditur me mjete të forta grabitësin, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Majori i Policisë së Kosovës, Mehmetali Hajdini ka dhënë detaje per rastin.

“Rreth orës 3 e 30 është njoftuar Policia që ka të shtëna në lagje dhe përleshje mes disa personave. Në vendngjarje ka shkuar Policia dhe ka marrë informacione, ku dyshohet se tre a katër persona janë futur në shtëpi me qëllim dyshohet për grabitje”, ka treguar Hajdini, teksa ka vazhduar:

“Aty në shtëpi e kanë takuar pronarin e shtëpisë, rastësisht dhe është ballafaquar me të, duke e plagosur me armë pronarin në këmbë. Pastaj, pronari bashkë me të vëllain i kanë ndjekur të dyshuarit, grabitësit, dhe njërin nga grabitësit, njëri prej tyre e ka vra me mjete të forta. Grabitësi nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve, dhe ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes”.

Hajdini ka shtuar se gjendja shëndetësore e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetë.

“I plagosuri është në QKUK për tretman mjekësor dhe gjendja është stabile, jashtë rrezikut për jetë. Vllau në  cilësinë e të dyshuarit e kanë arrestuar, pasi që ka përdorë mjetë të forta e ka goditur për vdekje grabitësin.  Me urdhrin e Prokurorit, ai është arrestuar. Tani jemi në fazën e hetimeve”.

Ende nuk dihet identiteti i grabitësit të vrarë, ndërsa të tjerë që ishin më të, kanë arritur të arratisën./lajmi.net

Provo po ashtu

Dy tërmete kanë goditur sot Kosovën

Për pak orë dy tërmete kanë goditur Kosovën, raporton Gazeta Express. Një tërmet ka goditur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.