Shtetet ku njerëzit jetojnë më së gjati

Shkruan: Fatlum Berisha / InfoGlobi

Studimi për shëndetin dhe jetëgjatësinë i popullsisë në botë, studim ky i realizuar nga Worldlifeexpectancy, mbështetur në të dhënat e 192 shteteve, shpalon se japonezët janë ata që jetojnë më së gjati në krahasim me popujt e tjerë. Në Japoni njerëzit jetojnë mesatarisht mbi 83 vjet, ndërkohë që mesatarja në Kosovës është 76 vjet.

InfoGlobi mëson se këto janë disa nga shtetet me kohëgjatjen më të madhe të jetës:

Ja cilat janë ato:

Japonia
Me një popullsi prej 127.3 millionë banorëve, prinë si e para përsa i përket shteteve me jetëgjatësinë me të lartë në botë. Mesatarisht njerëzit këtu jetojnë rreth 83.7 vjet.

Zvicra
Ka një popullsi prej 8.081 milionë banorë dhe renditet si e dyta në listen e shteteve me jetëgjatësinë me të lartë në botë. Mesatarja e jetëgjatësisë është 83.1 vjet.

San Marino
Një shtet i vogël me vetëm 31,448 banorë renditet përkrah Zvicra, pra mesataren e kohëzgjatjes së jetës e ka 83.1 vjet.

Singapori
Me një popullsi prej 5.399 millionë banorëve është poashtu pjesë e shteteve ku jetohet gjatë. Jetëgjatësia sillet mesatarisht në 82.9 vjet.

Italia
Si shtet që bën pjesë në Bashkimin Europian, ka popullsi prej 59.83 milionë banorëve dhe shquhet me jetëgjatësi relativisht të lartë. Sikurse Singapori edhe Italia ka mesataren e kohëzgjatjes së jetës 82.9 vjet.

Andorra
Me një popullsi prej 79.218 mijë banorëve,  poashtu ka mesataren e jetëgjatësisë mbi 80 vjet, apo më konkretisht 82.7 vjet.

Spanja
Spanja me një popullsi prej 46.77 millionë banorësh renditet në mesin e 192 shteteve me jetëgjatësi të lartë. Kohëzgjatja e jetës këtu sillet në 82.6 vjet.

Australia
Ka një popullsi prej 23.13 milionë banorëve dhe në listen e shteteve me jetëgjatësinë më të lartë në botë reshtohet përkrahë Spanjës (82.6 vjet).

Izraeli
Pas Spanjës e Australisë reshtohet Izraeli, që ka një popullsi prej 8 milionë banorësh e ku njerëzit jetojnë mesatarisht nga 82.5 vjet.

Islanda
Me një popullsi prej 323.000 mijë banorëve, Islanda e përmbyll listen e shteteve me jetëgjatësinë më të lartë në botë. Kohëzgjatja e jetës këtu është 82.4 vjet.

Listës ia shtojmë edhe Shqipërinë e cila me një popullsi prej 2.7 milionë banorëve është pjesë e kësaj liste duke u renditur e 92-ta me një mesatar prej 74.1 vjet. Por sipas të dhënave të Raportit për Zhvillimin Njerëzor, statistikat shpalojnë se foshnjat e vitit 2014 besohet se do të jetojnë mesatarisht nga 77.7 vjet.

Ndërsa në këtë listë  Kosova nuk bën fare pjesë, por sipas të dhënave të Raportit për Zhvillimin Njerëzor (2014) mesatarja e jetëgjatësisë së supozuar në Republikën e Kosovës është 76.5 vjet./infoGlobi/ Fatlum Berisha

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.