Shtetet e QUINT-it: Respektoni vendimet e institucioneve, fokusohuni në COVID-19

Për gjendjen politike në vend dhe deklaratat e paqarta lidhur me ate se a duhet apo nuk duhet respektuar vendimi i qeverisë për ndalimin e kufizimit të lëvizjes , u prononcuan përmes komunikatës për media edhe shtetet anëtare të QUINTIT.

Deklaratë nga Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, 24 Mars 2020

Në këtë kohë të vështirë, ftojmë të gjithë liderët institucionalë dhe politikë që të përqëndrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe fuqitë që u janë dhënë atyre përmes Kushtetutës. Ne i ftojmë ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës në këtë moment kritik , dhe t’i japin përparësi luftës kundër COVID-19 në Kosovë para politikës, duke përmendur që vendet tona kanë marrë të gjitha masa të veçanta në këtë drejtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.