Shtëpia e Bardhë i kundër përgjigjet Trump-it

Një komunikatë e lëshuar nga ekipi që udhëheq fushatën presidenciale të kandidati kontrovers republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump it,kërkohet që Amerika t’ua ndalojë menjëherë hyrjen të gjithë myslimanëve.

Trump bënë thirrje për ndalesë totale për të gjithë myslimanët.

Sipas republikanit ShBA0të “nuk mund të bëhen pre e sulmeve nga njerëzit që besojnë vetëm në Xhihad dhe nuk kanë asnjë sens të respektimit të jetës së njeriut”.

Ndaj deklaratës së Trumpit kanë reaguar menjëherë përgjegjës të sigurisë në ShBA.

“Është krejtësisht në kundërshtim me vlerat tona si amerikanë. E kemi në Projektligjin për të Drejtat respektimine lirisë së praktikimit të religjionit”, ka thënë zëvendës këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Ben Rhodes .

Një gjë e tillë është në kundërshtim me sigurinë tonë, theksoi Rhodes, sipas të cilit “militantët e Shtetit Islamik po dëshirojnë të aludojnë se SHBA-të janë në luftë me Islamin”.

Kundër kërkesës për largimin e muslimanëve nga SHBA-të është shprehur edhe Hillari Klinton, e cila poashtu ka potencuar se kërkesa e tillë bie ndesh me ‘vlerat fundamentale amerikane’./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.