Ballina / Kulturë / Shtatë shprehjet e Skenderbeut të nxjerra nga letërkëmbimet e tij
skenderbeu

Shtatë shprehjet e Skenderbeut të nxjerra nga letërkëmbimet e tij

Këto janë shtatë shprehjet e Skenderbeut të nxjerra nga letërkëmbimet e tij gjatë viteve 1456-1465:

1. Kur bëhet bashkë e mira me të mirën, veç mirësi ka. Kështu ka ndodhur sa herë që kam pasur të bëj me njerëz të mirë.
(Prokurë e Skënderbeut dhënë ambasadorit të tij Gjergj Pelinit, 8 korrik 1457).

2. Vendi im është i varfër dhe shtëpia ime është e vogël. Por atë ma ka falur Zoti.
(Po aty).

3. Dihet nga të gjithë se sa dëm i madh i shkaktohet fesë së krishterë po të hiqni dorë nga kujdesi [vigjilenca] që keni treguar kundër armikut.
(Letër e Skënderbeut drejtuar kardinalit të Fermos Domenico Capranica, 8 prill 1456).

4. Ne kemi kërkuar të ruajmë besën, në mbrojtje të së cilës kemi kaluar rreziqe sa nuk mund të numërohen, dhe sa herë e kam përballuar vdekjen me dashje.
(Përgjigja e Skënderbeut drejtuar Princit të Tarantes Johannes Antonius de Ursinis,
31 tetor 1460.)

5. Të gjithë jemi të krishterë të barabartë nëpërmjet pagëzimit.
(Po aty).

6. Çfarëdo që të ndodhë, unë do jem mik i virtytit, dhe jo i fatit.
(Po aty).

7. Ne quhemi Epirotë, dhe duhet të keni dijeni se në kohë të tjera, paraardhësit tanë kaluan në vendin që ju mbani sot dhe patën luftime të mëdha me Romakët, dhe ne e dimë se në më të shumtën e herëve, ata u ndanë me nder sesa me turp.
(Po aty).

Check Also

Martin Luter King

ShBA: Dita e Martin Luther Kingut

Në Shtetet e Bashkuara sot është festë kombëtare, kur amerikanët  kujtojnë udhëheqësin e vrarë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *