Shtatë persona të lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Ibrahim Rugova

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”. Si pasojë e aksidentit, ka edhe persona të lënduar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka shkruar në Facebook se ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

Hoti ka shkruar se në këtë aksident është lënduar një familje pesë anëtarësh nga Mitrovica.

“Shpejtësia vret. Dëshmitar i një aksidenti të tmerrshëm në autostradën Ibrahim Rugova. Fati ishte në anën e një familjeje 5 anëtarëshe nga Mitrovica, të cilët i nxorëm të gjallë nga vetura dhe pas ndihmës së parë në vendngjarje, u dërguan për ekzaminime e mjekim të mëtejmë në Malishevë e Prizren”, ka shkruar Hoti.

“Mund të konfirmojmë se pak para orës 13:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në zonën e Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku janë përfshirë një automjet dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e deritanishme, shtatë persona kanë pësuar lëndime. Njësitet relevante policore janë duke hetuar me rastin”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.