Ballina / EKOLOGJI / Shtatë muaj për 60 lloje zogjësh
albert krasniqi, ekspozita, germia, prishtina, biodiversiteti, Shpendët e Parkut Gërmia

Shtatë muaj për 60 lloje zogjësh

Biodiversiteti i Parkut të Gërmisë do të ketë një efekt shumë me rëndësi për komunitetin dhe shoqërinë tonë

Po hapet ekspozita me prezantimin e rreth 60 lloje të zogjve në Parkun e Gërmisë e quajtur “Shpendët e Parkut Gërmia” .

Fotografi i zogjëve të parkut të Gërmisë, Albert Krasniqi dhe “Gërmia Park Wildlife”, do të prezantojnë fotografitë e rreth 60 lloje të zogjve të cilët jetojnë në Parkun e Gërmisë.

“Pas 7 muaj punë kemi arritur t’i identifikojmë rreth 60 lloje të zogjve në Parkun e Gërmisë (të dokumentuara me fotografi). Ky numër është mbresëlënës dhe mjaft me rëndësi për biodiversitetin e Parkut të Gërmisë, për të cilin nuk kemi pasur njohuri më herët. Ne besojmë që numri i madh i zogjve dhe puna e bërë nga ne dhe më pas e finalizuar me një ekspozitë do të ketë një efekt shumë me rëndësi për komunitetin dhe shoqërinë tonë”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Me këtë ekspozitë do të informohen qytetarët për numrin dhe llojet e shpezëve gjithashtu do të shërbej për vetëdijesimin e tyre për rëndësinë e botës së egër, thonë organizatorët.

Ekspozitës do të jetë  me 30 gusht dhe 1 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.