Ballina / Galeria / Shtatë mrekullitë e reja të natyrës
afrike e jugut

Shtatë mrekullitë e reja të natyrës

Jejudo në Korenë e Jugut

 

Në jug të Koresë shtrihet ishulli vullkanor subtropikal Jejudo. Në vullkanin e shuar prej shumë vitesh është formuar një liqen kraterial, që është qendra e një parku kombëtar. Prej pak kohësh ishulli bën pjesë në shtatë mrekullitë e reja natyrore, të shpallura nga iniciativa private.

Amazona në Amerikën e Jugut

amazona

Në Amerikën e Jugut gjendet lumi më i pasur me ujë në botë. Amazona ka vëllim uji më të madh se shtatë lumenjtë e tjerë fqinj së bashku. Edhe ai është zgjedhur si një nga shtatë mrekullitë e reja natyrore. Për përzgjedhjen e shtatë mrekullive botërore u mblodhën disa qindra miliona vota.

Gjiri i Halongut në Vietnam

vietnam

Në gjirin e Halongut ngrihen nga deti rreth 2000 shpate gëlqerore, në pjesën më të madhe të pabanuar. Gjiri është që prej vitit 1994 pjesë e trashëgimisë natyrore botërore të UNESCO-s. UNESCO distancohet qartë nga fushata e New7Wonders, pasi ajo nuk përfaqëson të gjithë njerëzit, por vetëm ata që kanë akses në internet.

Iguazu në Amerikën e Jugut

iguazu

Në ujëvarat e Iguazut, uji derdhet në një gjatësi prej gati tre kilometrash. Dy parqe kombëtare kanë si qëllim të mbrojnë ujëvarat e Iguazut. Edhe organizata New7Wonders ka në shtatë rregullat themelore të kartës së saj mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës.

Ishulli Komodo në Indonezi

indonezi breshkat

Ishulli indonezian Komodo është i njohur para së gjithash për reptilin Komodo. Bëhet fjalë për një lloj reptili i cili mund të bëhet deri në tre metra i gjatë dhe 70 kilogram i rëndë. Por jo vetëm për shkak të reptilit, por edhe falë florës dhe faunës së pasur, Komodo zuri vend në listën e shtatë mrekullive të reja të natyrës.

Lumi nëntokësor i Puerto Princessa

filipine

Në Filipine gjendet lumi më i gjatë nëntokësor i botës, me gjatësi 7 kilometra. Mbi lumë vizitorët arrijnë në një kupolë shkëmbore gjigante. Në ekosistemin e jashtëzakonshëm nëntokësor ka gjallesa të cilat nuk ndeshen askund tjetër në botë.

Mali i sheshtë në Afrikën e Jugut

afrike e jugut
Mbi qytetin e Kepit ngrihet mali i sheshtë më i famshëm në botë, i cili për shumë njerëz është njëkohësisht edhe emblema e Afrikës së Jugut. Ai mori vota të mjaftueshme për të hyrë në listën e shtatë mrekullive natyrore. Radha e fotografive në galeri nuk është renditje. New7Wonders do ta bëjë të ditur përzgjedhjen përfundimtare të shtatë mrekullive të reja natyrore vetëm në fillim të 2012.

@Fluidi

Provo po ashtu

geo magazine shqiperia

“Geo magazine” (1988): Shqipëria, vendi më i çuditshëm i Evropës

Në periudhën time universitare në Francë, një koleg student, nga që e dinte se jam …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.