Ballina / KRYESORE / Shtatë fituesit e bursës
bursat, republika e cekise, praga, Bërno, prishtina, kosova

Shtatë fituesit e bursës

Republika e Çekisë edhe sivjet ndau bursa për ekonomi, teknologji informative, bujqësi, pylltari dhebiologji

Shtatë studentët e Kosovës të cilët fituan bursën e qeverisë së Çekisë u takuan të martën me ambasadorin e Republikës së Çekisë, në Prishtinë, z. Pavel Bilek.

“Republika e Çekisë ofron arsim cilësor, përmes këtyre bursave ndihmon  të rinjtë në arsimimin e gjeneratave të reja në Kosovë. Studentët pos fitimit të njohurive në fushat e studimeve të tyre do të kenë mundësi të mësojnë më shumë për Republikën e Çekisë, njerëzit e saj, historinë dhe kulturën, si për gjendjen e tashme shoqërore dhe zhvillimin ekonomik”, tha z. Pavel Bilek.

Studentët shprehën ngazëllimin e tyre për fillimin e studimeve në Republikën e Çekisë dhe se ata po presin me padurim për arsimimin e lartë në universitetet e Çekisë.

Fituesit e bursës do të studiojnë në Pragë dhe në Bërno, përkatësisht në universitetet e biznesit/menaxhmentit, teknologjisë informative dhe biologjisë.

Qeveria e Çekisë për çdo vjet ndan bursa për studentët nga Kosova për studime në nivel master dhe të doktoratës në ekonomi, teknologji informative, bujqësi, pylltari dhe biologji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!