Shqiptari që i gatoi trahana Kristiano Ronaldos

Gjatë disa ditëve pushim në një nga ishujt më piktoreskë të Greqisë, Mikonos, Kristiano Ronaldo është miqësuar me kuzhinierin shqiptar të hotelit.

Alsi Sinanaj e rrëfen kështu yllin e Realit të Madridit, shkruan “Sport Ekspres”: “Nuk e mendoja të ishte aq i thjeshtë ndaj njerëzve që e rrethuan ato ditë në hotelin ku unë shërbej. Ishte i interesuar të dinte më shumë për Shqipërinë, sepse kishe dëgjuar vetëm për futbollin dhe shpesh mendonte se ishte tjetër Shqipëri dhe tjetër Albania”.

“Një ditë – vijon Alsi – i fola për ushqimet tradicionale shqiptare. Kur i përmenda trahananë, më tha se edhe portugezët e përdornin këtë ushqim. Ia gatova një mëngjes, por nuk e njohu. Ishte shumë më ndryshe dhe më kërkoi të mësonte sesi prodhohej. Më shumë përshtypje i bënte çaji i malit që unë e kisha marrë në fshatin tim. E sqarova se cilësia e kësaj bime varet nga mali ku rritet. Atë që më kishte ngelur në dhomën time ia dhashë me vete”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.