fbpx

Shqiptari kamikaz vret 36 veta

Kërcënoi dikë me ekzekutim me prerje koke, por vrau veten, në një sulm kamikaz. Bujar Avdija është shqiptari i fundit që ka vdekur në Irak, si mbështetës i ISIS-it.

Dy ditë më parë, ai realizoi një sulm vetëvrasës në vilajetin e Salahudinit në veri të Irakut duke lënë të vrarë 36 ushtarë kurdë.

Në korrikun e vitit të kaluar, Avdija kishte kërcënuar shtetasin Pal Lekaj me prerje koke, pasi ky i fundit kishte uruar festën e Fitër Bajramit në Facebook, raporton “Express”.

Në një nga fotografitë e realizuara në zonat e luftës, në shoqërinë e tij shihet edhe Fitim Lladrovci, i cili ndodhet në burg në Kosovë.

Ishpejtë ka qenë reagimi i ushtrisë irakiane, pasi 24 orë më parë pas një sulmi ajror raportohet të jenë vrarë të paktën 45 militantë të ISIS-it.