Forca e Re Demokratike, koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Mali i Zi Pozitiv kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në komunën e Ulqinit.
Kjo bën që fati i Ulqinit në katër vitet e ardhshme të jetë përsëri në duart e shqiptarëve.
Këshilli Qendror i Forcës bën të ditur se janë pranuar të gjitha kërkesat e Fatmir Gjekës dhe se postin e kryetarit të Komunës në katër vitet e ardhshme do ta marrë pikërisht ai. Me këtë është pajtuar edhe bartësi i listës Mali i Zi Pozitiv, Dritan Abazoviq.
DPS si partia më e fortë në Ulqin (9 këshilltarë), do të mbetet në opozitë bashkë me UDSH-në (3 këshilltarë), SDP-në (2 këshilltarë), SNP-në (1 këshilltarë) dhe Frontin Demokratik (1 këshilltarë)./infoGLOBI/