Ballina / RAJONI / Shqiptarët, të katërtit në botë për stres
shqiperia

Shqiptarët, të katërtit në botë për stres

Një sondazh i fundit i kryer nga Gallup konkludon se shqiptarët janë populli i katërt më i stresuar në botë.

Sipas Gallup, në vitin 2018 mbi 55% e shqiptarëve janë ndjerë të stresuar, çka përbën nivelin më të lartë në çdo pikë gjatë dekadës së fundit.

Por, pse shqiptarët janë në stres?

“Papunësia, padrejtësia… Politika e mbrapshtë, vështirësia në strehim”, thonë qytetarët.

Sipas Gallup, populli më i stresuar i botës që prej vitit 2012 vazhdojnë të jenë grekët, ndërsa dy vendet e tjera të vetme më të stresuara se Shqipëria janë Filipinet dhe Tanzania.

Përfundimet e sondazhit të Gallup konfirmojnë se shqiptarët nuk vuajnë vetëm gjendjen e vështirë ekonomike, por edhe atë shpirtërore.

Gallup nuk përcakton me detaje se cili është burimi i stresit të lartë tek shqiptarët, por në rang global dy faktorët kryesorë të stresit janë gjendja ekonomike dhe pasiguria për të ardhmen./TCh/

@Fluidi

Provo po ashtu

beogradasit ndihmojne furrtarin shqiptar

Qytetarët beogradas i dalin në ndihmë furrtarit shqiptar

Para një jave në këtë vend, grupet ekstremiste kanë protestuar, me simbole dhe këngë nacionaliste, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.