Ballina / RAJONI / Shqipëria feston Ditën e Pavarësisë

Shqipëria feston Ditën e Pavarësisë

“”Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen. Emocion i veçantë të merrja pjesë sot në Vlorë, “kryeqytetin” e Festës së Pavarësisë, në ceremoninë shtetërore për nder të simbolit më përbashkues të shqiptarëve. Përkulem me respekt para veprës së përjetshme të themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali.”, – u shpreh Presidenti Meta për gazetarët. Nga ana e tij Kryeministri Rama i shprehur urimet përmes postimit të një fotoje ku dy ditë më parë, ai dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, u shfaqën me duart bashkuar mbi një flamur shqiptar.

Në ceremonitë e organizuara në Vlorë mungonte Partia Demokratike, forca kryesore e opozitës. Në të njëjtën orë me aktivitetet zyrtare në Qytetin e Flamurit, drejtuesit më të lartë demokratë bën homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri” në varrezat e Dëshmorëve në Tiranë. E djathta e ka bërë traditë që më 28 Nentor, të festojë dhe Ditën e Çlirimit, pavarësisht se festa zyrtare është më 29 Nëntor. “Sot përkulemi me nderimin më të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre 28 Nëntor 1443. Përkulemi me nderim para Ismail Qemal Bej Vlorës dhe gjithë firmëtarëve të Pavarësisë së shtetit shqiptar, sakrificës së tyre sublime që çuan në datën tjetër të shenjtë në historinë tonë 28 Nëntorin e vitit 1912. Përkulemi para qindra e mijëra të rinjve e të reja, burrave dhe grave që dhanë jetën, antifashistë dhe nacionalistë në luftën për Çlirimin e Shqipërisë nga okupatorët. Përkulemi para sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandantit legjendar Adem Jashari, i cili po kështu lindi në këtë ditë të bekuar më 28 Nëntor”, u shpreh zoti Basha

Një tjetër ceremoni me rastin e Ditës së Pavarësisë, u organizua dhe në qendër të kryeqytetit nga Bashkia e Tiranës.

@Fluidi

Provo po ashtu

papa francesku

Papa Françesku shqiptarëve: Mos u kufizoni në lavdinë e së kaluarës , por …

“Uroj me gjithë zemër që ky përvjetor të mos kufizohet në kremtimin e lavdisë së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.