Ballina / EKOLOGJI / Shqipëria: Automjetet elektrike pa tarifë
veturat elektrike

Shqipëria: Automjetet elektrike pa tarifë

Cilësia e ajrit si një ndër çështjet mjedisore më kritike

Drejtoria Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor do të rimbursojë çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë për mjetet elektrike & plug-in.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja informoi se tarifat e regjistrimit do të bëhen zero, kontrolli fizik do të kushtojë 1,500 lekë, leje e qarkullimit kombëtare bëhet 1 mijë lekë, target standard do të jenë 3 mijë lekë dhe certifikata e pronësisë do të kushtojë 2 mijë lekë.

“Në total 7,500 lekë të reja për çdo mjet GREEN do të mbulohen nga DPSHTRR”, informoi Gonxhja.

Nisma bazohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave “Për planin kombëtar për menaxhimin e cilësisë së Ajrit” që adreson cilësinë e ajrit si një ndër çështjet mjedisore më kritike, që ka të bëjë me administratorët lokalë dhe autoritetet qendrore, si dhe prek jetën e përditshme të çdo qytetari.

DPSHTRR bëhet kështu një ent promotor dhe protagonist edhe për risi konkrete për mbrojtjen e mjedisit dhe cilësisë së ajrit, uljen e ndotjes mes nxitjes së regjistrimit të mjeteve GREEN nga qytetarët si edhe ndërgjegjësimit për gjeneratat e së tashmes dhe së ardhmes.

 

Provo po ashtu

Alaramojnë shkencëtarë: Në Siberi po vlon deti

Një grup prej 80 shkencëtarësh udhëtuan në Siberi për të hetuar ndikimet e shkrirjes së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.