Ballina / RAJONI / Shqipëri, zgjedhjet vendore më 30 Qershor 2019
ZGJEDHJET, SHQIPERI, VOTIMI

Shqipëri, zgjedhjet vendore më 30 Qershor 2019

Në Shqipëri, zgjedhjet e ardhshme vendore do të mbahen më 30 qershor të 2019. Vendimi u mor sot nga Presidenti Ilir Meta.

Javën e shkuar, kreu i Shtetit, organizoi për këtë çështje, konsultime dhe me kryetarët e grupeve parlamentare, ndërsa sot pati një takim dhe me kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi.

Në zgjedhjet e shkuara vendore, koalicioni i majtë i udhëhequr nga Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), fituan shumicën dërrmuese të 61 bashkive të vendit. E majta mundi të marrë 45 bashki. Nën kontrollin e saj kaluan thuasje të gjitha qytetet e mëdha të vendit, me përjashtim të Shkodrës, e cila i mbeti të djathtës. Koalicioni i partive të djathta, i udhëhequr nga Partia Demokratike fitoi vetëm 15 bashki. Ndërsa Bashkia e Finiqit në jug të vendit u fitua nga Partia “Minoriteti etnik grek për të ardhmen”.

Ashtu si dhe në të kaluarën, problem duket se mbetet reforma zgjedhore. Ndonëse një Komision i posaçëm i parlamentit po bëhet gati dy vjet që është ngritur, mes palëve nuk ka ende një dakortësi.

@Fluidi

Provo po ashtu

saimir tahiri, shqiperi

PD zbulon arsyen se përse Tahiri shkoi tek Krimet e Rënda

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka deklaruar se ish Ministri i Brendshëm Saimri Tahiri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.