Saimir Tahiri merret në pyetje

Shqipëri: Saimir Tahiri merret në pyetje

Rasti Saimir Tahiri: Dy ditë më parë Parlamenti rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për të marrë autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit, por lejoi kontrollimin e banesës së tij dhe ndalesën për udhëtim jashtë vendit.

Në Tiranë, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për lidhje me një grup shqiptar që merrej më trafikun e lëndëve narkotike drejt Italisë, u paraqit sot për herë të parë përpara prokurorëve që po hetojnë ndaj tij.

Zoti Tahiri qëndroi në zyrat e Prokurorisë për Krimet e Rënda për më shumë se dy orë, gjatë së cilave ai u mor në pyetje. Ish ministri i Brendshëm shoqërohej nga dy avokatët e tij mbrojtës. Pas daljes nga Prokuroria zoti Tahiri tha se kishte dhënë shpjegimet e tij përpara prokurorëve dhe se ka shprehur gatishmërinë për t’ju përgjigjur çdo kërkese të prokurorisë.

Dy ditë më parë me votat e së majtës Parlamenti rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për të marrë autorizimin për arrestimin e tij, ndërkohë që pranoi lejimin e kontrollit të banesës apo dhe ndalimin e lëvizjeve të tij jashtë vendit. Opozita nga ana e saj e konsideroi vendimin e shumicës një dëshmi të lidhjeve të saj të ngushta me krimin.

Zoti Tahiri u vu nën hetim 10 ditë më parë. Dje 4 oficerë të policisë gjyqësore kontrolluan për më shumë se dy orë banesën e tij.

Ndaj Tahirit prokuroria shqiptare ka nisur procedim penal më 17 tetor të këtij viti, dhe e akuzon se gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e Ministrit të Brendshëm në mandatin e parë të qeverisë Rama, ka qenë i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në bashkëpunim me organizatën kriminale të Habiljave.

Vetë Saimir Tahiri ka mohuar akuzat që po i ngarkohen por edhe ndërlidhjen e personazhit të përgjimeve me personin  e tij. Në përgjimet që janë publikuar gjatë ditëve të fundit në media, përmendet një Saimit tjetër, një shofer kamioni, e jo unë, ka insistuar vazhdimisht ish Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë.

Lexo edhe:

Saimir Tahiri: Nuk jam unë personi që përmendet në përgjime

Rama: Jo arrestimit pa prova të Tahirit

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.