Ballina / KRYESORE / Shqipëri : Kapen autorët e zjarrit që dogji mbi 15 hektarë pyje
In Fabric

Shqipëri : Kapen autorët e zjarrit që dogji mbi 15 hektarë pyje

Policia e Shtetit shqiptar sot pas një pune intensive hetimore disa ditore, bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së zjarrit të rënë mbi tunelin e Krrabës.

Si rezultat i punës policore janë arrestuar shtetasit A. U, 22-vjeç, banues në fshatin Krrabë, O. D, 26-vjeç, banues në fshatin Krrabë dhe G.P, 17 vjeç, po ashtu banues në Krrabë.

Ata dyshohet se më gusht mbi tunelin e Krrabës, kishin hapur disa gropa për të bërë qymyr, ku për pasojë është përhapur zjarri në pyll, i cili vazhdon prej tre ditësh dhe janë djegur mbi 15 hektarë pyje.

Shërbimet e policisë vazhdojnë punën në bashkëpunim me Emergjencat Civile, PMNSZH dhe forcat e Armatosura për fikjen e zjarrit.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ” Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, parashikuar nga neni 206/b dhe 25 i Kodit Penal.

Check Also

Hoxhaj: Kryeparlamentari votohet të enjtën, Veseli kandidat i vetëm

Në seancën e 24 gushtit pritet që të ndodhë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Po …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *