Shqipëri: Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Visho Ajazi Lika ka dhënë dorëheqjen paraditen e të hënës.
Ai ka dorëzuar kërkesën e dorëheqjes para kreut të shtetit Ilir Meta. Ndërkohë që për këtë shkak kreu i shtetit është takuar me kryeminsitrin Edi Rama, një takim që ka nisur rreth orës 12.00.
Visho Ajazi Lika mbajti këtë detyrë prej pesë vitesh, që në gusht të 2012, duke zëvendësuar në këtë post Bahri Shaqirin.