Ballina / Galeria / Shqipëri, i vendoset shiriti hotelit të Balilëve
hoteli_infoglobi

Shqipëri, i vendoset shiriti hotelit të Balilëve

Një ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e prokurorisë për masën e sekuestros preventive për pronat e Klement Balilit dhe të afërmve të tij, është vendosur shiriti në pronën e vëllait të Balilit, hotelin e njohur në Sarandë, “Santa Quaranta”.

Mëngjesin e sotëm efektivë të policisë, dhe njerëz të Prokurorisë kanë qënë në ambientet e hotelit ku dhe po bëhet kontrolli dhe inventari i nevojshëm i pasurisë.

Sipas ligjit antimafia, nën hetim pasuror vendosen edhe të afërmit e të dyshuarit Balili. Klement Balili ka më shumë se një vit në kërkim.

Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe krijim të organizatave kriminale. Balili i mbiquajtur “magjistari” u shpall në kërkim ndërkombëtar pas një hetimi të përbashkët të disa shteteve europiane.

lilaj2_infoglobi

balilaj5_infoglobi

balilaj6

 

@Fluidi

Provo po ashtu

geo magazine shqiperia

“Geo magazine” (1988): Shqipëria, vendi më i çuditshëm i Evropës

Në periudhën time universitare në Francë, një koleg student, nga që e dinte se jam …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.