Shqipëri, debat i ashpër mes Ramës e Bashës në kuvend

Ashtu siç pritej, nuk mund të mungonte debati mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha, por ndryshe nga herët e tjera, debati ka qenë kastraveci.

Pas akuzave të Lulzim Bashës se qeveria është kapur, kryeministri Edi Rama është çuar dhe ka deklaruar se në PD ka një lloja kastraveci që nuk eskportohet, por rritet vetëm në gjirin e selisë blu. Por nuk ka munguar dhe përgjigja e Lulzim Bashës, i cili i është drejtuar Ramës si më të madhin e kastravecave.

Por kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Lulzim Bashës që t’i shpjegojë se përse PD ka shkuar në Himarë ditën e djeshme, në një kohë kur në Greqi, opozita e atjeshme i ka dërguar letër BE-së që t’i kushtëzohet integrimit vendit.

Pjesë nga debatet:

Basha: Aty ku ka krim nuk ka zhvillim, aty ku kultivohet droga, është e kotë të mbajmë interpelancë për karotën e Divjakës, nuk ka as ligj, as drejtësi. Gjithmonë vendet që kanë rënë në pushtetin e drogës janë zhytur në humnerën e varfërisë, mjerimit.

Historia njeh vetëm dy lloje regjimësh… Talebanët me heroinën në Afganistan dhe Edi Ramën me marijuanën në Shqipëri. Shqipëria dhe Afganistani janë sot dy furnizuesit me drogë për Europën. Edi Rama erdhi në pushtet si rilindas e po ikën si taleban

Rama: Lulzim hajde këtu dhe përgjigju shqiptarëve sot, cfarë donte PD dje në Himarë?

Pse e bashkove dje zërin e PD me zërin e atyre që nxjerrin bishta pa asnjë bazë lidhur me një projekt të rilindjes urbane në Himarë. Cfarë është Himara për ty dhe çfarë shkeljes pas bërë qeveria shqiptare në përpjekjen për të shndërruar AHimarën nga një Bathore, siç e latë ju, në një vend turistik?

Si ka mundësi që PD u shfaq fill pas një letre të partisë së opozitës greke në BE për çështjen e Himarës?

Mbasi të japësh përgjigje, ose para se të japësh përgjigje, të dëgjova të thoje që në Shqipëri nuk ka karota, nuk ka patate etj, gjë që e tregojnë shifrat… në Shqipëri ka një lloj kastravcdi, që nuk eksportohet, por kultivohet në llumin e Partisë Demokratike.

Basha: A e shikoni këtë kloun se si kërkon t’i ikë përgjegjësisë. Pse e mbushe Shqipërinë me drogë? Pse e mbushe parlamentin me kriminelë. Ka një shprehje që thotë se streha e fundit e maskarenjve është patriotizmi… ti po na flet për patriotizëm? Ti patriot? Po ti ke tre vjet që i bllokon Shqipërisë hapjen e negociatave me eksportin më të madh të drogës. Ja ku e ke transportin, o më i madhi i kastravecave…Eksporti jot është droga.

Berisha: Nëse kjo strukturë falike, vjen këtu dhe mbahet me struktura falike, unë propozoj që ta nxjerrim nga seanca.

Gramoz Ruçi: Ju lutem zoti Berisha, kjo nuk është replikë.

Rama: Në fakt ti Lulzim je një gramafon. Unë nuk besoj se ju jeni anti-kombëtarë. Por ju jeni të papërgjegjshëm. Ju nuk mbani përgjegjësi. Por sidoqoftë PD duhet t’u shpjegojë shqiptarëve se çfarë shkelje ka bërë qeveria në Himarë në raport me ligjet e vendit. Mospërgjigja tregon se ju nuk mbani përgjegjësi për atë që bëni. Sepse shtysa e vetme që ju nxjerr ju këtu, është ankthi për një pushtet që nuk e merrni dot këtu por aty ku flasin shqiptarët. Dhe shqiptarët folën në 25 Qershor. Ju doni sherr? Ju vazhdoni bëni sherr, ne nuk do ju bashkohemi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.