Shqipëri: 3 vdekje dhe 90 infektime nga Covid-19

Në Shqipëri po thellohet epidemia Covid-19. Tre persona, një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, humbën jetën në Spitalin Infektiv

Bashkë me to shkoi 72 numri i të vdekurve nga Covid-19 qysh nga fillimi i marsit.

Në atë Spital mbahen të shtruar 80 pacientë, 9 nga të cilët nën terapi intensive.

Aty po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid19, i cili është në gjendje të qëndrueshme bashkë me nënën.

Po ashtu, u zbuluan edhe 90 qytetarë të tjerë të infektuar me Covid-19, me të cilët numri i përgjithshëm i të infektuarve aktivë shkoi në afro një mijë e 100 persona.

Ata gjenden shumica në në Tiranë, Shkodër, Durrës. Shpërndarja e rasteve përfshin edhe Krujën, Kurbinin, Vlorën, Përmet e Pogradec.

Më pak raste ka në Kukës, Lezhë, Kavajë, e Lushnje, Kolonjë e Kamëz.

Nga fillimi i epidemisë Shqipëria ka shënuar mbi 2 mijë 700 raste me Covid, të cilat i ka zbuluar me mbi 28 mijë testime gjithsej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!