Ballina / KRYESORE / Shqipëri: 10 vjet burg për vjedhje të thesarit

Shqipëri: 10 vjet burg për vjedhje të thesarit

Shqipëri: Gjykata ka dënuar sot me 13.4 vjet burg Ardian Bitrajn dhe me 10 vjet burg Mimoza Bruziajn, pasi akuzohen për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë

Një javë më parë, avokati mbrojtës i Bitrajt kërkoi në gjykatë që të ndryshohet akuza ndaj klientit të tij pasi sipas tij nuk ka asnjë fakt që të provojë vjedhjen në bashkëpunim me Mimoza Bruzian e Klevis Bejtian. Ai e justifikoi vjedhjen e thesarit me fiksimin e Bitrajt  pas bixhozit.

“Ndaj gjykata duhet t’i ndryshojë akuzon pasi Bitraj është thjesht një person i fiksuar pas bixhozit”, u shpreh avokati.