Ballina / Lajme / Shpresat e Maqedonisë për në BE
macron, maqedonia, be

Shpresat e Maqedonisë për në BE

Macron thotë se se nuk do të pranojë zgjerim të BE-së derisa vet brenda BE-ja të bëjë reformat e nevojshme

Presidenti francez Emanuel Makron ka kritikuar mungesën e marrëveshjeve brenda BE-së për shpërndarjen e funksioneve udhëheqëse në Union dhe përsëri ka bërë thirrje për reofrma institucionale në Bashkimin Europian, transmeton Zhurnal.

“Duhet të thjeshtësojmë procedurat që të jemi më të shpejtë, më të fortë dhe së bashku të përparojmë. Në këtë drejtim jam skeptik në lidhje me tregimet se e ardhmja e BE-së është zgjerimi, në situatë kur e shohim se ne 28 shtetet nuk mundemi të dakordohemi. Refuzoj çdo zgjerim nëse nuk bëhen reforma të thella institucionale në BE”, tha Makron.

Ai pas bisedimeve maratonike për emërimin e njerëzve të parë në BE deklaroi se pamundësia të arrihet marrëveshje mes vendeve anëtare e sjellë në pikëpyetje kredibilitetin e BE-së dhe jep pasqyrë të keqe për Europën.

Ndryshe siç shkruajnë mediat maqedonase, të premten pritet takim kokë më kokë mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe atij francez Edward Filip.

Provo po ashtu

Ulqini përkujton shpirtin shekullor të artit popullor

Veglat e lashta muzikore dhe interpretuesit e tyre u shfaqen në teatrin e lashtë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.