Ballina / PSIKOLOGJI / Shprehitë që e dëmtojnë trurin
5 shprehitë, që e dëmtojnë trurin

Shprehitë që e dëmtojnë trurin

Kohëve të fundit, stili i jetës tek shumica e njerëzve është duke ndikuar negativisht në shëndetin e tyre mental dhe fizik.

Shprehitë e këqija mund të dëmtojnë qelizat e trurit dhe të shkaktojnë probleme dhe çrregullime të trurit siç janë: depresioni, ankthi sëmundja e Alzheimerit, epilepsia apo edhe kanceri.

Përderisa çrregullimet e lidhura me tru janë zakonisht rezultat i gjenetikës, mënyrës së të ushqyerit apo stilit të jetës, atëherë ne mund të luajmë një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe lehtësimit të simptomave të tyre, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Express.

Këto janë 7 shprehitë e rrezikshme, që janë duke e dëmtuar trurin tuaj dhe duhet t’i ndaloni menjëherë:

1. Ju nuk e konsumoni mëngjesin – Ka shumë arsye që mëngjesi konsiderohet vakti më i rëndësishëm i ditës. Duke mos e konsumuar mëngjesin ju zvogëloni sasinë e sheqerit në gjak, që do ta dëmtojë trurin tuaj. Truri harxhon më së shumti energji nga të gjitha organet tjera në trup duke marrë 20% të sasisë së përgjitshme të gluzkozës çdo ditë.

2 . Deprivimi nga gjumi – Sigurisht keni dëgjuar që një gjum i çrregullt është nje nga arsyet kryesore, që ju ndiheni të lodhur dhe keni mungesë koncentrimi gjatë ditës. Gjumi i pamjaftueshëm pengon aftësinë e neuroneve të funksionojnë në mënyrë të rregullt.

3. Ushqyerja jo e shëndetshme – Studimet kanë vërejtur një lidhshmëri në mes të obezitetit dhe demencës. Arsyet ende janë të paqarta mirëpo hulumtuesit thonë se obezët konsumojnë ushqime me më pak vlera ushqyese, edhe pse ata hanë në masë të madhe. Rritja e numrit të njerëzve, që vuajnë nga demenca është rritur në proporcion me shtimin e obezitetit tek njerëzit.

4. Pirja e duhanit – Shumë studime janë bërë për të kuptuar dëmet që i sjellë pirja e duhanit. Duhani dëmton membranat e qelizave, që gjenden në regjione të trurit, të cilat kontrollojnë balancin, kordinimin dhe mekanizmat motorikë.

5. Dehidrimi – Trupi i njeriut përmban 70% ujë. Efekti i dehidrimit paraqitet menjëherë. Kjo vërehet tek njerëzit, të cilët ushtrojnë aktivitet fizik për 2 orë dhe nuk përdorin ujë. Konsumimi konstant i ujit gjatë ditës ndikon pozitivisht në funksionimin normal të trurit.

6. Përdorimi i tepërt i glukozës – Trupi dhe truri i njeriut ka nevojë për sasi te konsiderueshme të sheqerit për të funksionur mirë. Mirëpo kur ju konsumoni shumë sheqer, qelizat e trurit kalojnë në një gjendje inflamacioni. Sasia e lartë e sheqerit ndikon në zvogëlimin e hipokampusit- një regjion i trurit, që menagjon kujtesën.

7. Stresi – Stresi kronik ka një efekt negativ jo vetëm në funksionimin e trurit, por edhe ne funksionimin e rregullt të proceseve të tjera nëpër tërë trupin. Ai shkakton dëmtimin e qelizave të trurit, duke dobësuar aftësitë e kujtesës dhe të mësuarit.

Provo po ashtu

memoria, kujtesa, mend

Shoqërimi në baza ditore ul demencën

Shoqërimi në baza ditore dhe takimet e shpeshta me miqtë gjatë moshës 50 – 60 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.