Ballina / Shkencë / Shpjegime shtesë për zhdukjen e dinozaurëve
In Fabric
dinozaurët shpjegime shtesë

Shpjegime shtesë për zhdukjen e dinozaurëve

Teoritë pë zhdukjen e dinozaurëve janë të shumta. Tani dolën në sipërfaqe edhe shpjegime shtesë të teorisë që po qarkullon tash e sa vite.

Teoria se dinozaurët u zhdukën miliona vite më parë pasi një asteroid gjigand goditi tokën ka ngritur gjithnjë pyetjen se si u zhdukën dinozaurët, të cilët nuk u prekën nga vala goditëse, speciet të cilat jetonin nën tokë apo në det, të cilat i kanë shpëtuar fuqisë vrastare që krijoi përplasja e asteroidit në tokë !

Sipas një grupi shkencëtarësh, asteoridi ka rënë mbi Meksikën e sotme duke sjellë një sërë tërmetesh, tsuname dhe aktivizimin e një sërë vullkanesh. Zjarret e shkaktuara krijuan një sasi jashtëzakonisht të lartë të blozës në ajër, duke errësuar Tokën.

E sipas tyre, kjo blozë mund të ketë qëndruar në atmosferë për afro 2 vite, duke sjellë kështu uljen e ndjeshme të temperaturave, e për rrjedhojë edhe zhdukjen e 3/4 të specieve në rruzullin tokësor, kryesisht dinozaurët.

Check Also

alien në gjithësi

Shkencëtarët do t’iu dërgojnë mesazh alienëve

Me shpresë se do të komunikojnë me ndonjë alien në gjithësi, shkencëtarët do të dërgojnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *