Shpërthim i fuqishëm në Bejrut, dhjetëra të vrarë dhe mijëra të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm e ka goditur kryeqytetin e Libanit, Bejrut, para se të shpallet aktgjykimi për vrasjen e ish-kryeministrit, Rafik Hariri.

Vrasja e tij kishte ndodhur më 2005.

Ministria e Shëndetësisë në Liban ka njoftuar se nga shpërthimi janë vrarë të paktën 50 njerëz, dhe kanë mbetur të plagosur më shumë se 2.700 të tjerë.

BBC raporton se shpërthimi ndodhi në zonën e portit të qytetit.

Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë.

Të premten një gjykatë e Kombeve të Bashkuara pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të ish-kryeministrit Hariri.

Të katër të dyshuarit janë anëtarë të grupit Hezbollah, që ka mbështetjen e Iranit, i cili vazhdimisht ka mohuar çdo rol në vdekjen e Haririt.

Libani është i përfshirë nga tensionet politike. Gjatë periudhës së fundit janë organizuar demonstrata kundër qeverisë duke kërkuar përmirësimin e situatës më të rëndë ekonomike që nga lufta civile 1975-1990.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.