Ballina / KRYESORE / Shpërndarja e parlamentit britanik kalkulim politik
parlamenti britanik

Shpërndarja e parlamentit britanik kalkulim politik

Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar, po shqyrton këtë javë, dy apele rreth legalitetit të shpërndarjes së Parlamenit britanik nga ana e kryeministrit Boris Johnson.

Shkruan: Koment nga Kim Bytyci-Ormond

Parlamenti britanik tanimë një javë mbetet i mbyllur pasi kryemnistri këshilloi Mbretëreshën të shpërndajë Parlamentin vetëm një javë pas kthimit të deputetëve nga pushimet verore. Vendimi i tij u sfidua juridikisht në dy raste të ndara gjyqësore. Javën e shkuar Gjykata më e lartë në Skoci shpalli të paligjshme këtë shpërndarje.Në rastin tjetër, Gjykata e Lartë e Anglisë ishte e mendimit se kjo çështje nuk është juridike por është çështje politike. Tani Gjykata më e lartë në vend po shqyrton apelet nga këto dy raste për të vendosur nëse akti i kryeministrit paraqet shkelje ligji apo jo. .

Por si e gjetëm këtu?

Zyrtarisht, çdo gjë është e thjeshtë. Çështje procedurale. Kryeministri britanik, Boris Xhonson (Boris Johnson) shfrytëzoi të drejtën e vetë tradicionale kushtetuese për të këshilluar Mbretëreshën britanike të shpërndajë Parlamentin. Të përkujtojmë se Mbretëria e Bashkuar nuk ka Kushtetutë të shkruar.

Kryeministri madje thotë se kërkesa e tij për shpërndarjen e Parlamentit nuk ka fare të bëjë me procesin e daljes nga Bashkimi Europian. Ai madje shpesh shpreh habi se akti i tij po përcillet me kaq rrëmujë politike. Vallë nuk dëshirojnë Parlamentarët disa ditë më shumë pushimi para fillimit të konferencave partiake kur Parlamenti edhe ashtu do të ndërpriste punën, pyet shpesh ai. Pra, sipas kryeministrit Johnson fjala është vetëm për disa ditë më shumë pushim e jo për ndonjë shpërndarje të Parlamentit si akt i jashtzakonshëm politik, që në këtë rast konkret, dyshohet të jetë i motvuar me qëllim të pengmimit të Parlamentit të sfidojë qeverinë e cila dëshiron të dalë BE-në pa marrëveshje.

Nëse ashtu, shtrohet pyetja, pse atëherë kryeministri mori një akt të këtillë? Nëse mbyllja e Parlamentit nuk ka fare të bëjë me çështjen e daljes nga Bashkimi Evropian, nëse nuk ka kurrfarë lidhje me vështërsitë që ky proces ka shkaktuar në zhvillimet jo vetëm politike por thuajse çdo sferë publike, sidmos atë ekonomike, pse atëherë kryeministri bëri një kërkesë të këtillë fare?

Procesi i daljes nga Bashkimi Evropian u dëshmua të jetë tejet i vështirë dhe i komplikuar. Parlamenti britanik tri herë votoi kundër draftit-marrëveshjes për dalje që ish-kryeministrja Mej e arriti me BE-në pas negociatave dyvjeçare. Kyç kundërshtarët e  marrëveshjes ishte një krah deputetësh konzervativ euroskeptik, që tani mbështetës kryesor të kryeministrit të tashëm, Xhonson. Vet kryeministri Xhonson madje dy herë votoi kundër draft-marrëveshjes në fjalë.

Që atëherë Parlamentarët po orvaten të gjejnë një qëndrimi të përbashkët që do të mundësonte ecje përpara. Sigurisht se, në rrethana të këtilla, Parlamenti do të duhej të punojë me orar të zgjatur për të shpresuar se kështu do të arrijnë deri tek një dakordim i tillë.

Gjatë një jave sa u mbajt i hapur Parlamenti, deputetët ishin mëse aktiv dhe, përkundër kundërshtimit të qeverisë, arritën të miratojnë një seri masash që kann për qëllim pengimin e daljes nga BE-ja pa marrëveshje përfshirë obiligimin që kryeministri të kërkojë vazhdim të afatit të daljes poqese nuk arrihet marrëveshja nuk arrihet para 31 janarit. Një numër deputetësh konzervator përfshirë ish-ministrin e financave, votuan me opozitën përkundër kërcënimeve se do përjashtoen nga Partia parlamentare. Thirrja për zgjedhje të përgjithshme që kryeministri bëri pas këtyre zhvillimeve, u pa nga shumkush si plan i fshehur i tij dhe parlamentarët hudhën posht këtë propozim duke mposhtur kështu qeverinë tri herë brenda një neriudhe aq të shkurtër.

Prioritet, thanë ata, është evitimi i daljes nga BE-ja pa marrëveshje. Zgjedhjet parlamentare  vijnë pas këtij prioriteti. Derisa shumica e deputetëve janë në pajtim se çka nuk donë, ata ende nuk kanë një qëndrim të përbashkët rreth hapave të arrdhëm. Disa dëshirojnë referendum të ri eruropian, të tjerët mendojnë se një referendum I mundshëm duhet të vendos për mënyrën e daljes.  Partia Liberale-Demokratike këto ditë ndërkaq thotë se ata do të anulonin artikullin 50 pa refendum të ri.

Sidoçoftë para Parlamentit mbetet punë e madhe për ti tejkalojnë të gjitha dallimet dhe arritur një qëndrim të përbashkët.

Në një situate të këtillë, me më shumë pyetje se sa përgjigje, si mund kryeministri të injorojë këto vështërsi dhe të marr një akt që, siç thotë ai, nuk ka kurrfar lidhje me çështjen kryesore momentale politike?

Të dalësh nga cfarëdo anërasëmi disa dekadash është i vështirë. Madje pa befasitë që solli referendumi, shkëputja e lidhjeve kaq të gjata me një union 28 anëtarësh do të ishte e ndërlikuar dhe do të kërkonte punë të zellshme parlamentare dhe qeveritare për të transferuar të gjitha ligjet dhe rregulat që drejtonin sfera të ndryshme politike.

Kur këtij procesi i shtohet papërgatitja e plotë politike dhe ndjenjat emocionale në të dy anët  bëhet e qartë se ky proces duhet të trajtohet me një urtësi dhe durim të veçantë politik. Çdo ditë pune në Parlament duhet të shihet si mundësi e re për të gjetur një kompromis të pranueshëm për të dy anët e debatit. Një zgjidhje që do të mbante parasush të gjitha këto ndjenja, frika, besime, dëshira dhe aspirata.

Shpërndajrja e parlamenit si dhe largimi nga partia parlamentare e 21 atarëve përfshirë deputetë veteran konzervativ për shkak të sfidimit të akteve unilarale të kryeministrit, kontribojnë më tej në pasigurinë politike në vend. Lënë përshtypje mbi një kryeministër dikatorial i cili në vend të promovojë dialogun politik, mbyll shtëpinë ku ky dialog mund të  zhvillohej.

Kryeministri ka të drejtë kur thotë se Parlamenti dhe vendi duhet të unifikohen. Rruga të cilën ai zka zgjedhur ndërkaq çon vetëm drejt ndarjeve të reja politike dhe shoqërore. Shpëndarja e Parlamentit dhe pozicionimi i tij si ‘luftëtar’ për qyetarët e thjeshtë kundër ’elitës sunduese’ është strategji e rrezikshme që në afat të gjatë mund të lë ndarje dhe mosmarrëveshje të përgjithshme shoqërore..

 

 

 

Provo po ashtu

konviktet e studenteve ne prishtine

Pasojat e largimit të Kosovës nga Asociacioni Evropian për Cilësi në Arsim

Pavarësisht se Kosovës nuk i është vazhduar anëtarësimi në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.