Ballina / BOTA / Shpërfaqen mospajtimet mes Macron e Merkel, shkak NATO-ja

Shpërfaqen mospajtimet mes Macron e Merkel, shkak NATO-ja

Gjermania dhe Franca janë përplasur këtë të enjte pasi që Presidenti Emmaneul Macron tha se NATO është duke shkruar drejt “vdekjes së trurit” për shkak të abstenimit të lidershipit amerikan.

Këto komente të Macron, Kancelarja Angela Merkel i ka përshkruar si “drastike”, shkruan AP.

“Kjo nuk është pikëpamja ime për bashkëpunimin me NATO-n dhe mendoj se një goditje e tillë nuk është e nevojshme”, ka thënë Merkel.

“Aleanca trans-Atlantike është e domosdoshme për ne dhe unë mendoj se ka shumë fusha në të cilat NATO punon mirë”.

Krah saj ka qëndruar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltengerb që ka thënë se pajtohet me pohimet e Merkel.

“NATO është e fortë, dhe SHBA, Amerika e Veriut dhe Evropa bëjmë shumë gjëra bashkë sesa që janë bërë për dekada”, ka thënë Stoltengerb.

Provo po ashtu

Maas: Bashkimi i Gjermanisë ishte dhuratë nga Evropa

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas falenderoi europianët për kontributin e tyre në ribashkimin gjerman, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.