fbpx
kuvendi 2020

Shpërbëhet Grupi Parlamentar i 6+

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka njoftuar se deputeti Adem Hoxha i cili ishte pjesë e Grupit Parlamentar të 6+ ka kaluar te Lista Serbe.

Ajo ka njoftuar se si rrjedhojë ky grup është shpërbërë.

“Largohet Adem Hoxha nga grupi parlamentar 6+ dhe i është bashkëngjitur Listës Serbe. Grupi parlamentar nga nesër nuk ekziston më, i humb të drejtat e përfaqësimit në komisione parlamentare përveç komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve. Sa i përket përfaqësimit në komisione, plotësimi do të bëhet nga grupi parlamentar i pozitës, në këtë rast në komision plotësimi do të bëhet nga një deputet i LDK-së”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.