Ballina / Biznes / Karrierë / Shpenzimet në sigurinë kibernetike do të rriten me 7%

Shpenzimet në sigurinë kibernetike do të rriten me 7%

Brenda infrastrukturës së mbrojtjes, firma thotë se pret një rritje të tregut të testimeve të produkteve të sigurisë.

Firma analitike Gartner parashikon se shpenzimet në produkte sigurie në IT do të rriten me 7% nga viti në vit për të arritur një total prej 86.4 miliard dollarësh në fund të këtij viti.

Brenda infrastrukturës së mbrojtjes, firma thotë se pret një rritje të tregut të testimeve të produkteve të sigurisë.

Sipas Gartner faktorët që do të ndikojnë në rritjen e shpenzimeve në këtë drejtim janë thyerjet e vazhdueshme të sigurisë dhe kërkesa në rritje për testimin e sigurisë së aplikacioneve.

Një tjetër faktor po kaq i rëndësishëm është rregullorja e re Evropiane e Mbrojtjes së të Dhënave e cila do të hyjë në fuqi në Maj të 2018-ës.

Pritet që kjo rregullore të rrisë me 65% shpenzimet për mbrojtjen e të dhënave nga humbja. Padyshim pritet të ketë një impakt global sepse kompanitë shumëkombëshe do të jenë të detyruara ti nënshtrohen ligjit të ri.

Së fundi Gartner parashikon rritje të shërbimeve të kombinuara të sigurisë.

Provo po ashtu

hotele dhoma

ASK: Po bie numri i vizitorëve në hotele

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar disa statistika për tre mujorin e dytë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.