fbpx

Shpella më e madhe e akullit në botë

Eisriesenwelt – abo ”bota e gjigantëve të akullt” është në fakt një labirint i shpellave natyrore prej gurit gëlqeror të ngrirë.

Ky zingjir shpellash ndodhet në malin Hochkogel në Alpe, diku rreth 40 km në jug të Salzburgut, në Austri.

Ajo u zbulua nga , Anton Posselt  i cili në vitin 1879 i  kishte hulumtuar dyqind metrat e para të kësaj shpelle, e cila sot është e hapur për publikun, por ky i fundit mund ta shijojë vetëm kilometrin e parë të shpellës nga gjithësej 40 sa i ka ajo.

Turistët mund ta vizitojnë shpellën Eisriesenwelt çdo vit prej 1 majit e deri më 26 tetor.

Deri vonë shpella konsiderohej nga vendorët si hyrja në ferr, por sot ajo është një atraksion që tërheq cdo cit nga 200 mijë turistë./infoglobi/e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.