Ballina / PSIKOLOGJI / Shoqërimi në baza ditore ul demencën
memoria, kujtesa, mend

Shoqërimi në baza ditore ul demencën

Shoqërimi në baza ditore dhe takimet e shpeshta me miqtë gjatë moshës 50 – 60 vjeçare ul shanset për të marrë demencën, ka konkluduar një studim i ri.

Hulumtuesit në “University College” në Londër kanë përcjellë 10 mijë pjesëmarrës në tri dekada për të dalë me këtë konkludim.

Vullnetarët që kanë takuar miqtë e tyre pothuajse përditë, në moshën 60-vjeçare ishin 12 për qind më pak me demencën, krahasuar me ata që ishin me më pak shoqëri.

Shkencëtarët nuk mund të konfirmonin një lidhje të sigurt për ata që shohin miqtë rregullisht, edhe për moshat 50 ose 70-vjeçare, por besojnë se efekti mund të jetë i njëjtë.

Sipas tyre, njerëzit që shoqërohen me të tjerët ushtrojnë edhe memorien edhe komunikimin.

Kjo mund t’u ndihmojë atyre të përballen më mirë me efektet e moshës dhe të shtyjnë simptomat e demencën, transmeton “DailyMail”.

Demenca është sëmundje e trurit, që shkakton humbje graduale të aftësisë për të menduar, gjykuar, mbajtur mend, deri në kufizim të veprimtarisë në jetën e përditshme.

Provo po ashtu

Faktet e habitshme rreth nostalgjisë: Aromat dhe e shkuara si nxitësit kryesorë

Nostalgjia, konsiderohet si një ndjenjë e fortë e dëshirës, apo e dashurisë për të kaluarën. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.