Ballina / KOSOVA / Sholtes: Vizat, kur të plotësohen kushtet
Igor Sholtes

Sholtes: Vizat, kur të plotësohen kushtet

Përkundër se zyrtarët e lartë të institucioneve në Kosovë po shprehen se vizat do të hiqen deri në fundin e vitit, Bashkimi Evropian nuk ka ndonjë afat kohor për këtë çështje.

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, në një intervistë për Lajmi.net, ka thënë se për liberalizimin e vizave nuk ka ndonjë datë të caktuar.

“Nuk ka ndonjë afat kohor se kur do të zgjidhet çështja e vizave. Natyrisht unë shpresoj që kjo të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë ai.

Sholtes ka kërkuar punë edhe më të madhe sa i përket luftimit të korrupsionit, duke theksuar se ky është një proces i vazhdueshëm.

Ai gjithashtu ka thënë se pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk do të mundë ta bllokojnë heqjen e vizave për Kosovën nëse plotësohen kushtet.

Check Also

be kosova flamuri

Raporti i Progresit, ja si reaguan politikanët

Ngecjet e Kosovës në përmbushjen e kritereve evropiane dhe mosnjohja e saj nga pesë vende …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *