Ballina / Biznes / Karrierë / Shmanget lufta tregtare ballkanike
In Fabric

Shmanget lufta tregtare ballkanike

Kroacia ka thënë se e ka tërhequr vendimin për të rritur tarifat e importit për pemë dhe perime, në mesin e kërcënimeve për hakmarrje nga disa vende fqinje të Ballkanit.

Gjatë muajit të kaluar, ky vend ka vendosur të bëjë disa ndryshime dramatike në çmime, duke i arsyetuar këto veprime me faktin se janë të nevojshme për t’u përputhur me standardet e vendeve tjera të Bashkimit Evropian.

Ministria e Agrikulturës, ka thënë sot përmes një deklarate, se vendimi për kthimin e çmimeve të mëparshme, do të rifuqizohet nga data 11 gusht, përcjell REL.

Bosnja dhe Herzegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, i patën nisur ultimatum Kroacisë, që të ndryshojë tarifat, pasi mund të përballet më kundërpërgjigje.

Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, derisa Kroacia i është bashkuar bllokut në vitin 2013.

Check Also

A e keni ditur sa fitojnë italianët nga akulloret

Ekonomia italiane në një fushë mbetet lidere e paarritshme. Akulloret ! Ky është sektori i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *