fbpx

Shllaku: Countour Global ishte duke u terhjekur, pavaresisht nga qeveria aktuale

Luan Shllaku drejtuesi i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur ka demantuar disa deklarime publike se kompania Contour Global po tërhiqet nga Kosova për shkak të qeverisë aktuale në pushtet.

“E shoh qe e tere opozita duke deshur te numeroje shenjat e kundershtimit te administrates se SHBA, per politikat e qeverise aktuale, e permend edhe faktin se Countour Global eshte terhequr nga kontrata e nenshkruar me qeverine e meparshme”, ka shkruar në prononcimin e tij përmes rrjetit Facebook Luan Shllaku. i ka shtuar se:

Realiteti eshte se Countour Global ishte duke u terhjekur nga kontrata gjithsesi, pavaresisht nga qasja e qeverise aktuale.

Shllaku ka përmendur dy arësye për tërhejen e kësaj kompanie nga Kosova.

Jane dy arsye: (1) Countour Global nuk ishte ne gjendje te siguronte kredit e duhura per kete investim, dhe (2) e kishte te qarte se kjo kontrate nuk do te ratifikohet nga Kuvendi, sepse tashme dihej se nuk do t’i benin 2/3 e votave ne favor te tyre, është shprehur Shllaku.

Sipas tij “deklarata për tërhjeqjen e CG nuk ishte fare në linjë me arsyet reale te tërheqjes”.

Vetëvendosje, si ka theksuar Shllaku, ishte njeri nga subjektet politike qe e dekurajuan kete investim, por, si ka shtuar ai “ishte edhe LDK ne te njejten linjë.

Për qëndrimet e LDK-së kundër investimit të Contour Global në Kosovë. Shllaku shpjegon se i di “nga biseda me disa deputetë të të LDK-së.

Megjithatë, Shllaku rezervohet në pikën se a do të votonte apo jo ky subjekt në seancën e Kuvendit ku do të shtrohej në rend dite investimi në Kosovën e re nga Contour Global, mbase për shkak të mungesës së konsekuencës së LDK-së në raport me situata tjera. Siç dihet LDK ka qenë edhe pro reciprocitetit të Kosovës me Serbinë, por në seancën e 25 marsit kur me mocionin e këtij subjekti politik u rrëzua qeverisja, deputetë të LDK-së morën qëndrim të kundërt me ate të mëhershmin.

Shllaku mes tjerash ka apeluar për kujdes. Indirekt, Shllaku ka ftuar analistët që mos t;i ngatërrojnë sukseset dhe dështimet.

“Pra, kujdes analiste, deshtimin e TC Kosova e re e kisha futur ne nje pune te mire te VV ose edhe VV-LDK, e jo aty ku disa prej jush e vendosni: shenjë e kundërshtimit të administratës së SHBA ndaj qeverisë”, ka shkruar mes tjerash Luan Shllaku.

Ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re është kundërshtuar në vazhdimësi nga përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët e konsiderojnë si projekt të dëmshëm për mjedisin dhe thonë se do të çonte në rritje të çmimit të rrymës për qytetarët.Termocentrali Kosova e Re ishte paraparë të fillojë së ndërtuari këtë vit, ndërsa të vihet në punë në vitin 2023. /infoglobi

LEXO edhe: Contour Global tërhiqet nga “Kosova e Re”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.