fbpx
auto_zoran-zaev_infoglobi

Shkup, sulm ndaj Filip Andov

Sot në mëngjes rreth orës 05:18 në rrugën “Anton Panov” në komunën ‘Kisela Voda’ nga një veturë në lëvizje është gjuajtur me armë zjarri personi me inicialet F.A nga disa persona të panjohur.

Siç mëson infoGlobi nga disa burime, thuhet se tentim atentati ishte kryer ndaj këshilltarit të LSDM-së, Filip Andov, i njohur me nofkën Sokoli.

Rastin në polici e ka paraqitur personi në fjalë.

Policia e Shkupit po merr masa për zbardhjen e plotë dhe gjithçka që lidhet me incidentin e armatosur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!