Ballina / EKOLOGJI / Shkrirja e akullit rritnivelin e detit pesë metra  
Thwaites, Antarktidë, nasa, akulli, deti

Shkrirja e akullit rritnivelin e detit pesë metra  

Humbja e akullit po përhapet nga bregu në brendësi të kontinentit, me një reduktim prej më shumë se 100 metra në trashësi në disa vende

Antarktida po përballet me një vështirësi ku shkrirja e akullnajave do të përshpejtohet dhe do të bëhet e pakthyeshme edhe nëse ngrohja globale do të lehtësohet, sugjeron hulumtimi i SHBA-së.

Akullnaja Thwaites në Antarktidë, sipas një studimi të financuar nga NASA ka gjasa të ketë një paqëndrueshmëri dhe do të jetë e pamundur që ajo të ndalohet që të mos dali në det dhe të nxisë një rritje të nivelit të detit në 50 cm. Por edhe akullnajat e tjera të Antarktikut kanë të tilla paqëndrueshmëri.

Hulumtimi i fundit zbuloi se shkalla e humbjes së akullit nga pesë akullnajat e Antarktikut ishte dyfishuar në gjashtë vjet dhe ishte pesë herë më shpejt se në vitet 1990.

Alex Robel, një profesor asistent në Institutin e Teknologjisë në Gjeorgji të SHBA-së dhe udhëheqësi i studimit, tha se nga kjo paqëndrueshmëri fleta e akullit mund të humbiste në hapësirën prej 150 vjetësh, edhe nëse temperaturat do të ndryshonin. “Fleta e akullit do të vazhdojë të shkojë vetë dhe ky është shqetësimi”, tha ai.

Simulimet e modelimit treguan se humbja e madhe e akullit do të fillonte në 600 vjet, por studiuesit thanë se mund të ndodhte më shpejt në varësi të ritmit të ngrohjes globale dhe natyrës së jostabilitetit.

Një humbje e plotë e fletës së akullit Antarktik Perëndimor pritet të rrisë nivelin global të detit me rreth pesë metra, duke shkaktuar që qytetet bregdetare anembanë botës të zhyten.

Një studim i veçantë javën e kaluar në të njëjtën revistë zbuloi se akulli i detit rreth Antarktidës kishte pësuar një rënie “të shpejtë” që nga viti 2014. Të dhënat satelitore treguan se Antarktida humbi akullin e detit në katër vjet, ndërsa Arktiku humbi në 34 vjet.

Akulli i detit Antarktik ishte rritur gradualisht gjatë 40 viteve të matjes dhe arriti një maksimum rekord në vitin 2014, përpara se të binte dukshëm. Shkaku i kthimit të menjëhershëm të shkrirjes nuk është përcaktuar akoma

Provo po ashtu

kodi penal i kosoves, mjedisi, ekologjia, prishtina, kosova

Fejton: Bujqësia urbane, një koncept i ri jetese, një mënyrë e re e të ushqyerit (7)

Ndotja ose shkatërrimi i mjedisit është terrorizëm, sipas Kodit Penal të Kosovës Behare Bajraktari Legjislacioni …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.