Ballina / Biznes / Karrierë / Shkreli vendos në ankand albumin e Wu-Tang
Martin Shkreli
Martin Shkreli

Shkreli vendos në ankand albumin e Wu-Tang

Ish-drejtori i farmacisë “Turing Pharmaceuticals”, shqiptari Martin Shkreli, ka vendosur në ankand online, në eBay, albumin e vetëm të grupit të njohur muzikor Wu-Tang.

Shkreli e kishte blerë albumin për 2 milionë dollarë në vitin 2015.

“Dëshiroj ta shes këtë album si dhuratë për Wu-Tang dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në muzikë”, ka shkruar Shkreli në eBay.

Deri më sot, vlera më e lartë e arritur në ankand e këtij albumi është 1 milion dollarë.

Shkreli, i cili në SHBA njihet me nofkën “pharma bro”, ka thënë se gjysmën e fitimit nga ky album do ta dhurojë për zbulime në fushën e mjekësisë.

Shkreli është bërë i njohur në vitin 2015 pasi ka blerë linjën e prodhimit të ilaçeve Daraprim, duke shtrenjtuar çmimin e tij nga 13.5 në 750 dollarë, një rritje kjo prej 5,000 përqind.

@Fluidi

Provo po ashtu

cigare_infoglobi

Çmimet më të shtrenjta dhe më të lira të cigareve në botë

Ne jemi dëshmitarë të faktit se çmimet e cigareve janë gjithmonë duke u rritur, por …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.