Shkon në shtatë numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Edhe një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një person 71-vjeçar nga komuna e Gjilanit.

“Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar sonte se sot më 09.04.2020 në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19”, thuhet në njoftim.

Sipas Ministrisë, pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekja e shtatë nga Covid-19 në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.