Shkon në 54 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Tri raste të vdekjes nga koronavirusi janë regjistruar në raportin e ri ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë. Përderisa të martën ishin 51 raste në raportin e IKSHPK-së, të mërkurën numri ka shkuar në 54.

Të mërkurën u njoftua se në Viti në mbrëmjen e së martës kishte vdekur një 82-vjeçare, ndërsa Komuna e Gjilanit njoftoi për vdekjen e një 63-vjeçari, përderisa për rastin e tretë s’ka njoftime zyrtare.

Deri tash në Kosovë janë regjistruar 2991 raste pozitive. 1644 janë shëruar, e 1293 është numri i rasteve aktive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!