Shkon në 409 numri i të prekurve në Shqipëri

Nëntë raste të reja me koronavirus në Shqipëri, e ka çuar numrin e të infektuarve në 409. Ministria e Shëndetësisë thotë se rastet e reja janë vetëm në Tiranë dhe Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor, ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.