fbpx

Shkon në 35 numri i viktimave të tërmetit në Izmir, 3 janë nga Kosova

Ka arritur në 35 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që e goditi Izmirin dje. Tre të vdekur janë nga Kosova.

Për dy të vdekur me origjinë kosovare lajmin e ka konfirmuar ambasada e Kosovës në Turqi me anë të një postimi në Twitter, kurse për viktimën e tretë u raportua në media.

“Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e termetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të RKS”, thuhet në komunikatë.

Autoriteti për Menaxhimin e Emergjencave dhe Katastrofave (AFAD) ka njoftuar se numri i të plagosurve si pasojë e tërmetit më magnitudë 6,6 është rritur në 880.

Sipas AFAD, pas tërmetit të parë janë regjistruar edhe të paktën 484 pasgoditj, ku 37 prej tyre kanë qenë me magnitudë mbi 4.0.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka thënë se 243 persona janë duke marrë trajtim mjekësor, shtatë janë në kujdes intensive, derisa tre persona janë në gjendje kritike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.