fbpx

Shkon në 14 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi

Shkon në 14 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi.

Numri i të vdekurve në Turqi raportohet se ka shkuar në 14 persona.Këto deklarata i kanë bërë zyrtarët që merren me menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave, duke shtuar se numri i të plagosurve ka shkuar në 419.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke vazhduar në 17 ndërtesat që janë shembur ose dëmtuar, ndërsa Reuters shkruan se dridhjet e fuqishme kanë prekur edhe Greqinë.

Deri më tash, në Greqi janë raportuar për dy të vdekur.

Një tërmet I fuqishëm ka goditur Turqinë dhe Greqinë të premten.

Tërmeti besohet se ka shkaktuar një mini-tsunam që përmbyti portin e Samosit.

Epiqendër e tërmetit 7 shkallësh ishte bregu i qytetit të Izmirit, ndërsa dridhjet u ndien edhe në Athinë e Stamboll, raporton BBC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.