Shkoi në pazar pa burrin, ia heqin kokën

Raportohet se një grup burrash të armatosur ia kanë hequr kokën një gruaje në Afganistan, pasi që ajo kishte shkuar në qytet e vetme, pa përcjelljen e burrit.
Ky akt tmerrues ka ndodhur në fshatin e largët të provincës Latti in Sar-e-Pul, i cili kontrollohet nga talibanët, transmeton Express.

Zëdhënësi i guvernatorit provincial, Zabiullah Amani ka thënë për “Nation” se gruaja 30-vjeçare ishte sulmuar sepse kishte shkuar nga fshati në qytet e vetme, pa burrin, i cili gjendet në Iran.

E sipas “Middle East Press”, ajo kishte shkuar në qytet për të bërë pazar.

Sipas rregullave talibaneze, gratë e kanë të ndaluar të shkojnë të vetme për të bërë pazar.

Atyre, po ashtu u ndalohet edukimi, punësimi dhe janë të detyruara të bartin burka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.