fbpx

Shkenctarët ‘krijojnë’ majmun me gjene autizmi

Shkruan: Lirie ALIU/InfoGlobi

Shkenctarët në Kinë kanë nisur projektin e ‘prodhimit’ të majmunëve me gjene të autizmit. Shpresohet se ky projekt do të jetë përgjigje adekuate për zbutjen e problemeve të  shumta të autizmit ndër njerëz.

Një grup hulumtuesish në  Institute of Neuroscience in Shanghai , u injektuan majmunëve kopjen e gjenit MECP2 që besohet se është njëri nga gjenet që ndërlidhet me autizmin ndër njerëz.

Kjo do të na ndihmojë të përcjellim dhe hulumtojmë reagimet e majmunëve në raport me autizmin dhe ti krahasojmë gjetjet me autizmin ndë njerëz, thonë bartësit e këtij hulumtimi shkencor.

Sipas  gazetës “Nature’ , ekzistojnë panumër llojesh të autizmit që kanë simptoma ndër më të ndryshmet. Sipas të njejtëve në shfaqjen e autizmit besohet se kanë lidhje rreth 100 gjene.

Alysson Muotri, i cili hulumton qelizat embrionale në Universitetin e Kalifornisë, San Diego tha për ‘Nature’ se ‘testimi në majmunë është shumë më i avancuar sesa ai në minjë”, sepse si ka shpjeguar ai “te majmunët mund të shihen më lehtë shenjat e autizmit sesa që mund të shihen apo identifikohen tek minjtë’. 

Megjithatë, ai tërheq vërejtjen se ‘modelimi që ka filluar të zbatohet është në fazën e hershme dhe si i tillë është vështirë të zbatohet në njeriun’ ./

Ky test ka nisur të praktikohet vetëm te një lloj i majmunëve. / infoglobi/Lirie Aliu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.