Ballina / Shkencë / Shkencëtarët zbulojnë ujë në planetin e largët
planeti i larget

Shkencëtarët zbulojnë ujë në planetin e largët

Sa më shumë përparon teknologjia, aq më shumë shtohet kureshtja njerëzore për të mësuar më tepër për planetet e largëta.

Me vendosjen në hapësirë të teleskopëve të fuqishëm në gjendje të kapin dhe sjellin në tokë imazhe nga distanca prej qindra-mijëra vitesh dritë larg, vitet e fundit zbulimet kanë qenë të mëdha.

Njëri prej tyre është ai i botuar në revistën “Nature” i shkencëtarëve të Universitetit të Merilendit në Shtetet e Bashkuara. Ata pretendojnë se kanë gjetur gjurmë uji në planetin HAT P-11b, i cili ndodhet në yjësinë Cygnus, rreth 124 vite dritë larg dhe ka një madhësi rreth 4 herë më shumë se sa Toka.

Ky planet, sipas shkencëtarëve amerikanë, përmban ujë në formë avulli. Ata mbërritën në këtë përfundim gjatë vrojtimit me 3 teleskopë të ndryshëm, ndihmuar edhe nga fushë-pamja e kthjellët në atmosferën e planetit, në momentin kur ky i fundit po kalonte para yllit të tij.

Në këtë moment reflektimi i dritës së yllit në sipërfaqen dhe atmosferën e HAT P-11b sugjeron se ai përmban ujë dhe hidrogjen. Sipas shkencëtarëve 90 përqind e atmosferës së tij përbëhet nga hidrogjeni dhe 10 përqind është në formë uji të avullt.

Zbulimi vlerësohet i një rëndësie të veçantë për faktin se studimi i atmosferës së ekzo-planeteve (planete jashtë sistemit tonë diellor) të mëdhenj mund të ndihmojë shkencëtarët në gjetjen e jetëve aliene në galaksi të tjera.

@Fluidi

Provo po ashtu

eklipsi

Nis spektakli i hënës së ‘përgjakur’ (LIVE)

Ishte paralajmëruar se sonte do të ndodhte eklipsi më i gjatë hënor i shekullit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.